Aktivsti i PSD: Rama njihet si tradhtar në Kosovë! Ja pse u kris marrëdhënia e tij me Kurtin

16:38, 19/06/2022

Aktivisti i PSD Bardh Ahmeti komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv mbledhjen që do të mbahet mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë ditën e nesërme në Prishtinë. Ahmeti deklaroi se mbledhja e nesërme do jetë si ato të kaluarat, mbledhje formale që mbahen prej vitesh.

Ai theksoi se politika në Kosovë e quan Ramën tradhtar dhe zëdhënës të qeverisë së Serbisë. Sakaq, ai theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në pikën më të dobët që kanë qenë ndonjëherë.

“Gjendemi në një pikë ku raportet mes dy vendeve janë në pikën më të dobët. Mund të flas më shumë për klimën në Kosovë, ka reagime të eksponentëve kryesorë të qeverisë në Kosovë që reagojnë ndaj Ramës.

Zv.kryeministri bëri një shkrim ku e cilësoi Ramën tradhtar. Ndërsa një tjetër e quan Ramën zëdhënës të qeverisë serbe. Ka një thyerje të madhe.”-tha Ahmeti.

Sa i përket marrëveshjeve që përflitet se do nënshkruhen mes palëve, aktivisti Ahmeti tha se nuk ka asnjë angazhim që këto marrëveshje të konkretizohen dhe finalizohen.

Klima është e tensionuar, sulme vazhdimisht ndaj njëri-tjetrit. Rama nga takimet me ‘Open Balkan’. Rama-Kurti janë njohur si miq të mirë, ka pasur takime të shpeshta më herët.

Thyerja e madhe ndodhi në dy momente. Kur Rama emëroi ministër Gent Cakën dhe besa Shahinin, dhe momenti tjetër kur Kurti me partinë e tij kandidon në Shqipëri.”-deklaroi Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco