‘Divorci paqesor’ i Republika Srpska - mësim për Kosovën dhe të gjithë!

‘Divorci paqesor’ i Republika Srpska - mësim për Kosovën dhe të gjithë!

08:42, 25/05/2024

Nga Tritan Shehu.

Ajo “republikë” brenda një republike kërkon ndarje nga Bosnja!!! Kjo u justifikoka si “reagim i miratimit” të Rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë nga OKB, kur ka shumë kohë që drejtuesit e atij “intetiteti” kërkojnë të provokojnë, krijojnë artificialisht tensione, që të largohet nga Bosnja për drejt Serbisë?!

Pra, ajo “republikë” po kërkon zhdukjen e saj për t’u “fagocituar” nga Serbia, e cila jo vetëm ka hapur krahët për ta pritur, por dhe dukshëm a fshehurazi është nxitëse e këtyre tentativave për ndryshimin e kufijve.Paralelizëm aktual apo perspektiv ky me Kosovën e veriun e saj - Asociacionin?!

Së paku është një sinjal alarmi për një skenar të tillë dhe aty në qoftë se do të krijohen dy intetitete larg njëra- tjetrit, artificialisht në bashkejetesë, siç ndodhi në Bosnje;

Mësim ky për të kuptuar se çdo skemë “sui generis” jo në përputhje me Kushtetuten e Kosovës, Kartën për Minoritetet të KiE, që cenon fizionominë e atij shteti për të qenë “një shtet”, mund të çojë drejt skenareve të tilla, me ndryshime kufijsh këto në rajon, hapjen e Kutisë së Pandorës, pa ditur aspak çfarë do të ndodhë më tej;

“Mësim demostrativ” ky me atë “republikë” për të kuptuar se Serbia ka si objektiv madhor “Serbinë e Madhe”, njëlloj si dikur me Millosheviçin,  qoftë përballë Bosnjes, ashtu dhe përballë Kosovës, por dhe më gjerë.

Pra, për të mos pasur iluzione se Serbia është bërë europeiste, me kërkesa për të drejtat e objektiva, zhvlerësimin e kufijve nesër brenda BE; iluzione këto për ata që u besojnë, së paku edhe për dekada; iluzione, që mund të çojnë në skenarë të rrezikshëm, destabilizues dhe pengues për integrimin tonë europian. Prandaj “mësimet” duhen lexuar me shumë kujdes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco