A po shkon vendi drejt zgjedhjeve të reja? – Gërvalla: Nëse opozita thotë po, ne nuk e pengojmë këtë proces

A po shkon vendi drejt zgjedhjeve të reja? – Gërvalla: Nëse opozita thotë po, ne nuk e pengojmë këtë proces

09:50, 25/05/2024

Mosmarrja e masave konkrete drejt krijimit të Asociacionit pamundësoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i cilësoi si “politike, të padrejta dhe të paarsyeshme kërkesat e disa vendeve të Bashkimit Evropian, që Prishtina të hedhë hapa konkrete drejt krijimit të Asociacionit me qëllim anëtarësim në Këshill.

Gërvalla foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ku tha se “nëse opozita në Kosovë është e mendimit që duhet të shkojmë në zgjedhje të reja dhe ka një konsensus për këtë, ne nuk do ta pengojmë këtë proces”.

“Tre vitet e fundit, puna e qeverisë së zgjedhur më 14 shkurt të vitit 2021, ka qenë e shoqëruar me suksese të cilat nuk janë pritur para zgjedhjes sonë nga askush. Nuk bëhet fjalë vetëm për zhvillimin ekonomik. Sundimi i ligjit, rritja e standardeve të demokracisë, por edhe sukseset e jashtëzakonshme në ngritjen e nivelit ekonomik të vendit, në punësim, në të ardhurat nga taksat, doganat etj. Këto kanë dëshmuar se kjo qeveri është e sigurt, i ka plotësuar pritshmëritë dhe madje i ka tejkaluar ato shumëfish. Megjithatë, nëse opozita në Kosovë është e mendimit që duhet të shkojmë në zgjedhje të reja dhe ka një konsensus për këtë, ne nuk do ta pengojmë këtë proces. Por, ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje në mënyrë selektive, me partnerë selektivë nga opozita. Ne presim që opozita të jetë serioze në thirrjet e saj për zgjedhje dhe mos ta bëjë këtë vetëm nëpër media, aty ku nuk vendoset për zgjedhje të reja. Ne jemi të gatshëm kurdo që opozita të jetë e gatshme. Ne mendojmë se do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin gjatë ditëve të gjata se sa në ditët e shkurtëra të dimrit. Megjithatë, ne jemi të gatshëm edhe që ta çojmë mandatin tonë deri në fund. Kjo do të ishte hera e parë që një qeveri e zgjedhur do ta çonte deri në fund mandatin pas pavarësimit të vendit”, tha ajo për VOA.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco