Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

08:05, 22/05/2024

Në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe sot do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
 
Seanca e sotme do të fillojë në ora 09:00 dhe parashihet të zgjasë mbi 7 orë, raporton Indeksonline.

Deri më tani, nga Dhomat e Specializuara nuk kanë paralajmëruar se seanca mund të mbyllet për publikun për shkak të dëshmitarëve anonim.

Procesi gjyqësor do të vijojë edhe në dy ditët e ardhshme, teksa javën që vjen do të ketë po ashtu seanca të radhës.

Pasditen e djeshme u raportua se pritet të shkurtohet lista e dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin që e quajnë “Thaçi dhe të tjerët”.
Hektor Beqiri që njihet për mbështetjen e ish-drejtuesve të UÇK-së ka përcjell nga afër seancën e sotme ku, sipas tij, është vendosur për largimin e disa dëshmitarëve nga ana e Prokurorisë dhe pranimin e disa deklaratave vetëm me shkrim.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco