Edi Rama ka kohë që ia ka kthyer Kosovës shpinën,  në tandem me Vuçiçin janë duke dëmtuar rëndë Kosovën

Edi Rama ka kohë që ia ka kthyer Kosovës shpinën, në tandem me Vuçiçin janë duke dëmtuar rëndë Kosovën

13:07, 19/06/2022 Nga azh

Edi Rama dhe Albin Kurti, nesër do të ulën ballë për ballë njëri-tjetrit për të drejtuar mbledhjen e 8-të me radhë të dy qeverive shqiptare.

Përkundër që jemi një komb me dy shtete, liderët tanë kanë mosmarrëveshje mes vet, por së bashku po tentojnë të arrijnë të paktën disa kompromise në lidhje me të ardhmen e këtyre dy vendeve.

E pikërisht një ditë para kësaj mbledhje, një thirrje nga Prishtina po bëhet në drejtim të Kurtit e Ramës, që të mos takohen.

Është njohësi i zhvillimeve politike dhe atyre të marrëdhënieve ndërkombëtare Fatmir Salihu, që po jep arsyeje se pse nuk duhet të mbahet ky takim, për shkak të sjelljeve të Ramës karshi Kosovës.

Për shkak të rrethananave të krijuara e veçanërisht për shkak të Edi Ramës, unë do ta anuloja takimin e radhës ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë sepse këto mbledhje sidomos pas ‘Open Balkan’ nuk kanë kurrfarë kuptimi.

Ka shumë arsye pse takimi duhet anuluar.

KM shqiptar ka kohë që ia ka kthyer Kosovës shpinën dhe në tandem me Vuçiçin janë duke dëmtuar rëndë Kosovën.

Nuk ka politikanë në Kosovë me të cilin Edi Rama nuk ka pasur probleme (përjashto këtu Hashim Thaçin). Për të asnjë politikan yni nuk është i mirë” shprehet Salihu – raporton Syri.net në Kosovë.

Për Salihun shumica e marrëveshjeve nuk kanë gjetur zbatim, madje nuk e dijnë as numrin e saktë sa janë shkruar.

Shumica e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet qeverive nuk janë zbatuar, çka e bën të panevojshme mbledhjen e radhës. Për më tepër, asnjëra qeveri nuk e di saktë numrin e marrëveshjeve të nënshkruara”.

Ai fajtor për këtë gjendje e bën Kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, duke e quajtur edhe përçarës.

Image

“ I vetmi Kryeministër që më shumë përçan shqiptarët se sa i bashkon ata. I vetmi Kryeministër që nuk ka kurrfarë ndjeshmërie për Kosovën dhe kurrfarë respekti për viktimat e gjenocidit serb. Dy deklaratat e tij janë sa absurde aq edhe antihumane. Paramendoni se çfarë deklaroj ai në samitin e mbajtur pak ditë më parë:

Pjesë nga deklarata: “…. “ke qenë atje dhe ke vrarë këtë, atje ke therur atë, këtu ke hedhur në erë këtë”, është problem i madh. Por ne e kemi shumë të qartë këtë”…

As avokati më proserb nuk do ta relativizonte në këtë mënyrë gjenocidin dhe masakrat serbe ndaj shqiptarëve.

Dhe kjo nuk është deklarata e vetme me të cilën ai tenton të shfajësojë Serbinë nga masakrat e kryera. Para dy tri viteve kur ai pyetet për masakrën e Reçakut, ai deklaroj si në vijim: “…plagët e të shkuarës, duke iu referuar raporteve KS-SR, nuk shërohen me helm a me acid, por duhet bëtë përpjekje që nëpërmjet dialogut të shkohet përpara duke krijuar kushte më të mira”.

Tutje, Salhiu thotë se për Edi Ramën fajtorë janë shqiptarët e Kosovës se pse kërkojnë drejtësi për të vrarët dhe të masakruarit, se sa ata që shkaktuan këto viktima.

Sipas KM shqiptar, më të fajshëm janë shqiptarët që kërkojnë drejtësi për të vrarët dhe të masakruarit se sa ata që shkaktuan këto viktima. Kjo sa është e dhimbshme aq është edhe e pabesueshme. Jam i bindur se Rama as nuk e ka idenë se ku gjendet Reçaku. nKapakun e absurditetit e arrin me deklaratën e tij të fundit përmes së cilës ai kërkon mirëkuptim për Serbinë” thekson njohësi i politikës Fatmir Salhiu – raporton Syri në Kosovë.

Sjellja e Ramës ndaj Kosovës për Salhiun është absurde, andaj ai këmbëngul që të mos ketë një takim mes dy qeverive.

Edhe vetë Vuçiçi nuk do të dinte të avokonte për interesat Serbisë më mirë se Edi Rama. Shqiptarët as në ëndrrën e tyre më të keqe nuk kishin besuar se do të vitet koha kur një KM shqiptar do të avokonte kaq fort për interesat serbe duke shkelur mbi gjakun e derdhur vetëm 20 vjetëve më parë. Mos të harrojmë se kryetari i tanishëm serb Vuçiç (që Edi Rama e ka shumë për qejf) ka qenë ministër në kohën e Millosheviçit”.

Për të gjitha këto më lartë por edhe për shumë të tjera, takimi ndërmjet dy qeverive është i panevojshëm, i paarsyeshëm, i pafrytshëm dhe i padobishëm. Edhe nëse mbahet ai do të jetë sa për sy e faqe dhe pa asnjë efekt pozitiv. Si i tiilë, takimit s’ka nevojë të mbahet fare. Është mbushur kupa dhe dikush duhet që më në fund t’ia tregoj vendi këtij narcisoidi të pandreqshëm. Nëse se mbron veten nuk të mbron kush”.

Për ne që jemi më të vjetër, kjo sjellje e KM shqiptar është e pakuptueshme dhe shumë e dhimbshme sepse Shqipërinë e kemi dashur me zemër. Falë këtij “gjithologu” kjo dashuri po zbehet. Sot Shqipërinë e dua më pak se dje dhe kam frikë më shumë se nesër?!” përfundon reagimin e tij Fatmir Salihu. /Syri Kosova.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco