Kryediplomati turk nga Prishtina: Ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe në mes raporteve tona

Kryediplomati turk nga Prishtina: Ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe në mes raporteve tona

12:00, 19/06/2022

“Ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe në mes raporteve tona”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, pas takimit me homologen e tij nga Kosova, Donika Gërvallën.

“Strategjinë që e ka bërë në vendin tonë po e zbaton edhe në Kosovë. Po tentojnë t’i helmojnë të rinjtë dhe të investojnë në media, dhe në anën tjetër tentojnë të infiltrohen edhe në institucione. Për neve është shqetësuese të shohim këto dhe e dimë që janë të rrezikshëm për të ardhmen”, tha Çavusoglu.

Ai ka potencuar se vendi i tij mbështet integritetit territorial dhe sovranitetin e Kosovës, dhe integrimin e saj në institucione ndërkombëtare dhe organizata euroatlantike.

“Sot do të kem takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, do të shikojmë mundësitë sesi do zhvillojmë raportet tona. Me zonjën Donika kemi biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve tona bilaterale. Folëm edhe për zhvillimet rajonale dhe ndikimin e tyre bë Kosovë e Turqi. Dua ta përsëris qëndrimin tonë për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, dhe integrimin e saj në institucione ndërkombëtare dhe organizata euroatlantike”, shtoi Çavusoglu.

Sipas kryediplomatit turk, “dialogu është i nevojshëm për arritjen e një stabiliteti në rajon”.

Çavusoglu, shtoi se do t’i inkurajojë biznesmenët turq që të investojnë në Kosovë.

“Në fushën e energjetikës, kompanitë tona janë të gatshme të investojnë dhe nuk duan garanci të blerjes. Financimin do ta bëjmë vetë dhe për një vit do ta kryejmë. Besoj që në investime të tilla kanë interesim firma të fuqishme në mënyrë që të prodhojnë elektricitet dhe Kosova të eksportojë rrymë në një të ardhme të afërt”.

“Dhe duhet t’i mbledhim edhe forumet biznesore dhe t’i takojmë biznesmenët tanë për këtë”.

Ai theksoi se duhet të rriten edhe investimet e Kosovës në Turqi.

“Ne duam të sigurojmë mundësinë që edhe firmat kosovare të investojnë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco