Disa ushtarë britanikë shkaktojnë skandal seksual, nuk do të zbarkojnë në Kosovë

Disa ushtarë britanikë shkaktojnë skandal seksual, nuk do të zbarkojnë në Kosovë

11:05, 18/06/2022

Kreu i ri i Ushtrisë Britanike, ka anuluar dislokimin e një batalioni të Regjimentit të Parashutistëve në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, pas publikimit të një videoje ku disa nga ushtarët e këtij batalioni shihen duke marrë pjesë në një orgji në njërën nga bazat ushtarake në britanik.

Anëtarët e regjimentit “3 Para” kanë regjistruar një video duke bërë seks me një grua në kazermën Merville në Colchester.

Pas këtij skandali, shefi i shtabit të përgjithshëm, Gjenerali Sir Patrick Sanders vendosi që regjimenti “3 Para” nuk do t’i bashkohen një operacioni të NATO-s në Kosovë, i cili është planifikuar të mbahet gjatë verës, shkruan gazeta prestigjioze britanike, “The Independent”.

Në letrën drejtuar Regjimentit të Parashutës shkruan se vendimi ishte “bazuar në incidentet e fundit disiplinore”.

Një hetim i Policisë Ushtarake Mbretërore, i nisur për të përcaktuar se si gruaja hyri në kazermë, kishte konkluduar se në këtë rast asnjë ligj nuk ishte shkelur.

Megjithatë sipas Gjeneralit, një akt i tillë ishte e papranueshme dhe e dëmshme për reputacionin e Ushtrisë.

“Unë e di që batalioni do të përgjigjet shpejt dhe do të rivendosë reputacionin që meriton” shtoi ai.

“Mesazhi im për Ushtrinë është i qartë: Licenca jonë për të vepruar bazohet në besim dhe ne duhet të mbajmë veten sipas standardeve më të larta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco