Shefi i diplomacisë turke pasdite në Kosovë, Gërvalla del e pret në Aeroport

Shefi i diplomacisë turke pasdite në Kosovë, Gërvalla del e pret në Aeroport

09:33, 18/06/2022

Zyra për Media e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka bërë me dije se sot në Kosovë do të vij për vizitë shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu.

Atë në aeroport do ta pres ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, pasdite në orën 17 e 30.

“Z​ëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, sot do të mirëpret në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë,  z. Mevlüt Çavuşoğlu”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të MPJ-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco