Kurti për miratimin e rezolutës për Srebrenicën: Për paqen në Ballkan, duhet të njihet përgjegjësia e Serbisë

Kurti për miratimin e rezolutës për Srebrenicën: Për paqen në Ballkan, duhet të njihet përgjegjësia e Serbisë

22:34, 23/05/2024

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që njeh gjenocidin e kryer nga Serbia në Bosnje.

“Përshëndesim miratimin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të 11 korrikut si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, që shënon masakrën më brutale në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Për paqen në Ballkan, duhet të njihet përgjegjësia e Serbisë dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët e krimeve para drejtësisë”, ka shkruar Kurti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco