Dy vjet që nga arrestimi i Nezir Mehmetaj në Serbi, ish-kryediplomatja kosovare kërkon nga institucionet t’i shkohet në vizitë

Dy vjet që nga arrestimi i Nezir Mehmetaj në Serbi, ish-kryediplomatja kosovare kërkon nga institucionet t’i shkohet në vizitë

23:45, 17/06/2022

Nezir Mehmetaj nga komuna e Klinës që dy vjet e gjysmë është arrestuar në pikën kufitare në Merdare nën dyshimet për krime lufte dhe, që prej asaj kohe, po qëndron në paraburgim në Serbi.

Për këtë, ka reaguar ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj, e cila ka kërkuar nga diplomatët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ta vizitojnë atë, i cili po mbahet në burg të Beogradit. Haradinaj reagimin e ka bërë në ‘Twitter’.

Ish-ministrja e MPJ-së ka marrë shkas pas njoftimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se oficerët konsullorë kanë vizituar një shtetas amerikan të arrestuar padrejtësisht në Rusi.

“Oficerët konsullorë nga ambasada amerikane në Rusi vizituan sot në IK17 shtetasin amerikan Paul Whelan, të ndaluar gabimisht. Qëndrimi i tij 3.5 vite burgim nga Rusia është i përmasës së jashtëzakonshme. Ne kurrë nuk do të ndalemi së avokuari për lirimin e tij”, ka thënë Blinken.

Nezir Mehmetaj është i akuzuar për pjesëmarrje në krime lufte kundër civilëve në fshatin Rudicë në komunën e Klinës në qershor dhe korrik 1999.

Mehmetaj akuzohet nga Serbia për përfshirje në vrasjen e shtatë personave dhe djegien dhe plaçkitjen e shtëpive në Rudicë si anëtar i UÇK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco