Flet vëllai i Donjeta Pajazitajt pas seancës së sotme gjyqësore: Shpresoj që dënimi të jetë sikur herën e kaluar

Flet vëllai i Donjeta Pajazitajt pas seancës së sotme gjyqësore: Shpresoj që dënimi të jetë sikur herën e kaluar

21:13, 17/06/2022

Shkëlqim Pajazitaj, vëllait të Donjeta Pajazitajt, e cila u gjend pa shenja jete në bjeshkët e Strellcit të Deçanit, ka thënë se ai shpreson se dënimi ndaj të akuzuarit Naser Pajazitaj, të jetë sikur herën e kaluar.

Tutje, ai ka thënë se, avokati Ahmet Tahiri, kohë më parë ka deklaruar se nëse gjendet një video ku i akuzuari N.P, shihet duke gjuajtur me armë, atëherë ai nuk do ta mbrojë më.

Më tej, ai shton se, prokuroria i ka kërkuar të akuzuarit që ta dorëzojë armën në mënyrë që ta bëj ekzaminimin, gjë për cilën, Shkëlqimi shton se sipas tij, nëse Naseri do të ishte i pafajshëm atëherë ai do ta ofronte armën.

“Në ato video… prokuroria i ka kërkuar të akuzuarit, i ka thënë ma jep ti këtë armë të ia bëj ekzaminimin. Nëse kjo armë nuk përputhet me plumbat që janë gjet  tek vendi i ngjarjes ku u kanë trupi i Donjetës, atëherë ti ki me kanë i lirë. Sikur të ish Naseri i pafajshëm ose diçka ai menjëherë e kish ofru atë armë edhe mëzi s’kish prit me pa lirimin e tij. Qysh i pamë edhe sot kamerat, e kena edhe deklaratën e vajzës së tij, në fillim ka thënë unë jam kanë me vajzën teme. Policia prej Peje janë shku në Strellc, e kanë marrë në pyetje vajzën e tij. I kanë thanë a je kanë ti në ditën kritike me babën tan. Ka thanë jo, unë që 20 vjet i bana.. edhe atë ditë nuk kam dalë prej shpie hiç edhe që 20 vjet nuk jam kanë në bjeshkë. A mundesh qeto fjalë me ia thanë prindit tan… prej Strellcit e kanë marrë vajzën e tij e kanë çu në polici në Pejë. Ajo është revoltu, është fjalos me ta, në prezencë të prokurorisë e të policisë e krejt”, ka vijuar tutje Shkëlqimi.

Ai ka shtuar se, ata posedojnë dëshmi nga dëshmitar, janë kamerat dhe se ai nuk e di se në çfarë date munden me caktu shpalljen e aktgjykimit.

“Kena dëshmi të dëshmitarëve, janë kamerat qysh thash edhe më herët. Unë po mendoj që Gjykata veproi drejtë se.. po tham prapë po e kuptojna pozitën e avokatit, ai veç e ka ata detyrë e punon por duhet pak ma me ndërgjegje me punu. Sa i përket dënimit për ditën e sotme, po shpresojmë.. edhe nëse shtyhet edhe një vjet, dy, veç me kanë dënim i meritum. Nuk besoj se do të ketë përfundim ditën e marte. Do ta thotë prokurori fjalën përfundimtare, mbrojtësi i tij do ta bën kundërshtimin, tani nuk muj me ditë çfarë date munden me caktu shpalljen e aktgjykimit”, ka përfunduar Shkëlqimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco