Partinë që e themeloi presidentja e 300 mijë votave, nuk e kalon pragun sipas sondazhit

Partinë që e themeloi presidentja e 300 mijë votave, nuk e kalon pragun sipas sondazhit

20:20, 17/06/2022

Sipas sondazhit të fundit të kompanisë për matjen e opinionit publik UBO Consulting, Lista Guxo e themeluar nga Presidentja Vjosa Osmani, nuk do ta kalonte pragun zgjedhor sikur zgjedhjet të mbaheshin këtë të diel.

Lista Guxo, e cila bashkoi forcat me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, korri një rezultat prej 50.2 për qind, duke thyer një rekord të përbashkët me VV-në në historikun elektoral të Kosovës.

Vetë presidentja Osmani, që i priu listës së përbashkët me VV-në, kishte dalë kandidatja më e votuar për deputete në histori, duke marrë mbi 300 mijë vota.

Mirëpo, mbështetja për këtë parti duket krejt ndryshe në sondazhin e fundit të UBO Consulting. E ndarë nga LVV-ja, Lista Guxo del se do të merrte 1.3 për qind të votave.

Megjithatë, krahasuar me një sondazh të ngjashëm të muajit mars, të kryer gjithashtu nga kompania UBO Consulting, duket se partia ka një ngritje të lehtë në sondazhin që Gazeta Express e publikoi sot, megjithatë të papërfillshme për ta kaluar pragun. Në sondazhin e marsit 2022, rezultonte se Lista Guxo do të merrte vetëm 1.1% të votave, sipas përgjigjeve të të anketuarve.

Përkundër që Lista Guxo ka zënë pozita të rëndësishme në qeveri, lënia e partisë për të shkuar në Presidencë nga Vjosa Osmani, duket se e ka dëmtuar potencialin e saj elektoral.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco