Johnson i jep kurajo Zelenskyt: Jemi me ju derisa të triumfoni

Johnson i jep kurajo Zelenskyt: Jemi me ju derisa të triumfoni

19:55, 17/06/2022

Kryeministri britanik Johnson ditën e sotme vizitoi Kievin. Kjo është vizita e dytë e paparalajmëruar që ai ka bërë në Ukrainë gjatë luftës, pasi ai vizitoi më parë kryeqytetin në prill.

Zelensky dhe Johnson diskutuan për furnizimet me armë të rënda, tha shefi i zyrës së presidentit ukrainas.

Të dy liderët folën gjithashtu për sistemet e mbrojtjes ajrore, mbështetjen ekonomike për Ukrainën dhe sanksionet e mëtejshme ndaj Rusisë, shkruan Andriy Yermak në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai vazhdon të shprehë mirënjohjen për vizitën e Johnson, duke thënë se të dy vendet kanë “qëllime të përbashkëta dhe një mirëkuptim se si t’i arrijnë ato”.

Kryeministri britanik ofroi fillimin e një operacioni të madh trajnimi për forcat ukrainase, thuhet në një deklaratë nga Downing Street.

Johnson citohet duke i thënë popullit të Ukrainës se “Mbretëria e Bashkuar është me ta derisa ata të triumfojnë”.

Kryeministri shtoi  se sulmi barbar i Ukrainës vazhdon ndaj njerëzve krejtësisht të pafajshëm, me qytete dhe fshatra që janë kthyer në rrënoja.

Ai theksoi se ka prova të vazhdueshme për “shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve në atë që është padiskutim një krim lufte”.

Në fund Johnnson tha  se Britania e Madhe përshëndet heroizmin e forcave ukrainase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco