Putini thotë se perëndimi nuk ka arritur ta dëmtojë ekonominë ruse

Putini thotë se perëndimi nuk ka arritur ta dëmtojë ekonominë ruse

18:36, 17/06/2022

Vladimir Putin, president i Federatës Ruse, ka thënë të premten se përpjekjet e perëndimit për ta dëmtuar ekonominë ruse “kanë dështuar”.

Në një fjalim që njeriu më i pushtetshëm në Rusi e dha në Shën Petersburg, ka theksuar se perëndimi kishte parashikuar rezultate të zymta ndaj ekonomisë ruse duke i vendosur sanksione.

Por thotë se “sukses nuk kanë pasur”, duke pretenduar se Rusia është “e fortë”.

Forcat ruse kanë pushtuar 20 për qind të territorit ukrainas.

Ndërkaq, perëndimi është përgatitur për ta furnizuar Ukrainën me armë të avancuara, në mënyrë që ta përballojë agresionin rus.

E po furnizimit, Bashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë që Ukrainës t’ia japin statusin e shtetit kandidat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco