Diskutimi për liberalizim vizash kalon edhe në nivel policësh, drejtorët e policisë së Kosovës dhe Francës takohen mes vete

Diskutimi për liberalizim vizash kalon edhe në nivel policësh, drejtorët e policisë së Kosovës dhe Francës takohen mes vete

17:39, 17/06/2022

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në vazhdën e takimeve të realizuara në Francë, ka realizuar takim me Fernand Gontier, drejtor i Policisë Kufitare në Francë.

Sipas Policisë, ndër temat kryesore të cilat u diskutuan në këtë takim ishin forcimi i bashkëpunimit kufitar, migrimi ilegal, trajnimet dhe teknikat e avancuara të kontrollit kufitar, si dhe luftimi i kontrabandës.

“Po ashtu pjesë e diskutimit në këtë takimi ka qenë edhe vlerësimi dhe ndihma në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave. Takimi rezultoi me vullnetin dhe shprehjen e gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme e në veçanti me Policinë Kufitare”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco