Inspektorati konfirmon: Pati diskriminim në Festën e Abetares

Inspektorati konfirmon: Pati diskriminim në Festën e Abetares

20:40, 08/06/2022

Inspektorati i arsimit pas raportimit të Klan Kosovës më 17 maj rreth rastit të nxënësve të komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë, të cilit ishin ulur ndaras nga nxënësit e tjerë të cilët ishin të pranishëm në Festën e Abetares në Palestrën e Sportit “Karagaqi” në Pejë , ka vlerësuar se ka pasur diskriminim.

Inspektorati e vlerësoi të padrejtë vendimin e mësueses Gjylfidane Morina.

“Mësuesja e tyre duke zgjedhë për të shkuar në atë vend ka bërë gabim (ndonëse qëllimi i saj ishte i mirë) sepse i gjithë programi festiv dhe sistemi arsimor në përgjithësi promovojnë barazinë dhe të drejtat e barabarta për shkollim dhe diversitetin”, thuhet në raport.

Derisa e urdhëron drejtorinë e arsimit në komunën e Pejës të marr masa në lidhje me ketë rast.

“Ndaj mësueses Gjylfidane Morina punëdhënësi DKA në Pejë të fillon procedurën disiplinore për veprime të pamenduara dhe diskriminuese të ndërmarra me datën 17.05.2022 me rastin e veçimit nga pjesëmarrësit tjerë të nxënësve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në manifestimin e festes së abetares”, shkruhet tutje në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco