Bosnja dhe Mali i Zi shprehin interes t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”

Bosnja dhe Mali i Zi shprehin interes t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”

07:45, 08/06/2022

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë edhe të mërkurë në Ohër, për të mbajtur samitin e radhës së “Ballkani i Hapur”. Samitit e parapriu një darkë pune e përbashkët e liderëve dhe delegacioneve. Puna e samitit nis paraditen e së mërkurës dhe do të përqendrohet te turizmi dhe kultura, për të cilat do të mbahen dhe dy seanca plenare.

Mbi këto sektorë do të nënshkruhen dhe një sërë marrëveshjesh të përbashkëta. Liderët e Open Balkan do të mbajnë dhe një konferencë për mediat në orën 13:35 të ditës së mërkurë.

Në këtë samit përveç tre bashkëthemelueseve të Open Balkan, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të marrin pjesë si vëzhguese dhe Bosnje Hercegovina me përfaqësues të saj dhe Mali i Zi, me kryeministrin Dritan Abazoviq. Kosova nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë takim.

Agjenda e “Ballkanit të Hapur”:

E mërkurë 8 qershor
10:00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)
10:45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)
11:15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar.
12:15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)
12:30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve
13:30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve
13:35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve
14:45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit
15:05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë
15:35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Dimitar Kovaçevski, Aleksandar Vuçiq, Edi Ramëm dhe ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre.
18:15 – Kthimi për Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco