'Heroi i Ukrainës', ky është 15-vjeçari i cili shkatërroi autokolonën ruse me dron (Video)

'Heroi i Ukrainës', ky është 15-vjeçari i cili shkatërroi autokolonën ruse me dron (Video)

23:58, 07/06/2022

Një adoleshent përdori dronin e tij për të ndihmuar ushtrinë ukrainase në lokalizimin e një autokolone të madhe ruse që po i drejtohej Kievit në ditët e para të luftës.

Andrii Pokrasa është vetëm 15 vjeç dhe në Ukrainë tashmë ai është një hero. 

Ai jetonte në periferi të kryeqytetit kur ngriti dronin e tij dhe lokalizoi autokolonën ruse në autostradën që të çon në Kiev. 

Djali ia dha koordinatat babait të tij, i cili ia përcolli më pas ushtrisë ukrainase.

Vetëm pak minuta më pas, artileria ukrainase zbarkoi në autostradën pranë Berezivka dhe shkatërroi autokolonën afërsisht 30 kilometra nga kryeqyteti i Kievit.

Por nuk u mbyll këtu. 

Ushtria i dha djalit më pas një dron tjetër më të avancuar, duke e ndihmuar edhe më tej ushtrinë ukrainase. 

“Djali ishte i vetmi që kishte përvojë në përdorimin e dronëve në atë rajon”, tha për Global News, Yurii Kasjanov, komandanti i një njësie të mbrojtjes territoriale. 

“Ai është një hero i vërtetë. Një hero i Ukrainës”, shtoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco