Vetëvendosje, megjithatë del me një video ku premtohet 'qeverisje pa haraç'

Vetëvendosje, megjithatë del me një video ku premtohet 'qeverisje pa haraç'

19:10, 07/06/2022

Në kohën kur është përfolur për 'korrupsion', Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një video ku ka premtuar ‘një qeverisje pa haraç’.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Twitter, Lëvizja Vetëvendosje thotë se në të kaluarën shumë investitorë kanë shprehur interesim të investojnë në vendin tonë, por sipas tyre, janë larguar pas kërkesave për ryshfet e haraç.

Sipas tyre, tani investitorët e jashtëm kanë parë luftimin e krimit dhe korrupsionit andaj edhe kanë filluar të investojnë në vendin tonë.

“‘Pa ryshfet n’fillim e pa haraç n’fitim’ është sllogani i zgjedhjeve që u jetësua me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s”, thuhet në cicërimën e tyre.

Kujtojmë se ka disa ditë që ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili vjen nga radhët e VV-së është i përfolur për afera korruptive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco