Tragjike, vdes një 30-vjeçar nga rrëzimi i drunjve në Prishtinë

Tragjike, vdes një 30-vjeçar nga rrëzimi i drunjve në Prishtinë

15:50, 06/06/2022

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e një tjetri si pasojë e rrëzimit të drunjve në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë.

Policia njoftoi se e lënduara është grua dhe ajo po trajtimin në QKUK.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën, përderisa e lënduara tjetër femër, po ashtu rreth 30 vjeç, është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drunjtë u rrëzuan nga erërat e forta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco