​Abdixhiku uron presidentin Begaj, shpreh vullnetin për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve në rrugëtimin euro-atlantik

​Abdixhiku uron presidentin Begaj, shpreh vullnetin për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve në rrugëtimin euro-atlantik

21:53, 04/06/2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Abdixhiku shprehur njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën e fortë për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik.

“Parlamenti i Shqipërisë sot ka zgjedhur për President doktorin dhe ushtarakun Bajram Begaj”.

“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin Begaj në marrjen e detyrës së re. Shpreh njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën tonë të fortë për bashkpëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik”.

“Presidentit Begaj, i dëshiroj sukses në përfaqësimin dinjitoz dhe me nder të Shqipërisë në vend, rajon e në arenën ndërkombëtare”, tha Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco