Pas dy vjetësh, Arabia Saudite pret pelegrinët e parë të huaj të Haxhit

Pas dy vjetësh, Arabia Saudite pret pelegrinët e parë të huaj të Haxhit

20:56, 04/06/2022

Një grup pelegrinësh të Haxhit nga Indonezia ka mbërritur në qytetin e Medinës nga ku do të udhëtojnë për në qytetin e shenjtë të Mekës, duke shënuar ardhjen e grupit të parë të pelegrinëve jashtë mbretërisë pas dy vjetësh për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Arabia Saudite njoftoi muajin e kaluar se do të lejojë një milion njerëz – nga brenda dhe jashtë mbretërisë – të vijnë dhe të kryejnë Haxhin që do të zhvillohet në korrik krahasuar me rreth 60 mijë vitin e kaluar dhe më pas se 1,000 në vitin 2020.

“Sot pritëm grupin e parë të pelegrinëve të këtij viti nga Indonezia, dhe fluturimet do të vazhdojnë nga Malajzia dhe India”, tha Mohammed al-Bijawi nga ministria e Haxhit në vend.

“Sot jemi të lumtur të presim mysafirët e Zotit prej jashtë mbretërisë, pas një ndërprerje dyvjeçare për shkak të pandemisë”, shtoi ai, duke e përshkruar Arabinë Saudite si “plotësisht të përgatitur” për t’i akomoduar ata.

Shkuarja në Haxh është një nga pesë shtyllat e Islamit, që duhet të kryhet nga të gjithë myslimanët që kanë mundësi të paktën një herë në jetën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco