‘Kolegët ia kishin parë këmbët’: Flet vëllai i 27-vjeçarit që u mbyt nga zhavorri në Rahovec

‘Kolegët ia kishin parë këmbët’: Flet vëllai i 27-vjeçarit që u mbyt nga zhavorri në Rahovec

08:19, 04/06/2022

Vëllai i 27-vjeçarit, që humbi jetën në fshatin Kramovik të Rahovecit, pasi i kishte rënë zhavorri, deklaroi se të ndjerit kolegët ia kishin parë këmbët dhe më pas janë alarmuar.

Ai për Klan Kosova shtoi se për ngjarjen e kishte marrë vesh pasi e kishin telefonuar rreth orës 18:00 dhe se nuk e di ende nëse i vëllai ka mbetur i vdekur aty në vendngjarje, apo pasi është dërguar në spital.

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten me tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë të moshave katër, dy dhe njëvjeçare.

Policia njoftoi dje ndërkaq se sipas personelit mjekësor në vendngjarje, viktima ka qenë me shenja jete dhe i njëjti me autoambulancë ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më vonë nga aty është konfirmuar se ka ndërruar jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco