VIDEO: Fushë-Kosovë, rrahu nxënësin, paralajmërohen masa ndaj arsimtarit

VIDEO: Fushë-Kosovë, rrahu nxënësin, paralajmërohen masa ndaj arsimtarit

23:54, 02/06/2022

Një nxënës i klasës së 7-të në shkollën “Bajram Curri” në Harilaq, dyshohet të ketë përjetuar dhunë fizike të ushtruar nga mësimdhënsi i tij.

13 vjeçari ka pësuar disa lëndime trupore, derisa sipas drejtorit të shkollës e gjithë kjo ka nisur pas një konflikti mes dy nxënësve e më pas ka eskaluar edhe në “ngrehje të veshit” nga ana e mësimdhënësit.

Por, ndryshe deklaron shoku i nxënësit sipas të cilit mësimdhënësi e kishte rrahur pas keqkuptimit se mes tyre kishte pasur mosmarrëveshje.

Ndaj arsimtarit drejtori tha se do të marrë masa.

As mësimdhënësi e as prindi i nxënësit nuk pranuan të flasin në lidhje me rastin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco