Rexhaj: Qeveria po i kryen detyrat e veta, po e lufton edhe korrupsionin

Rexhaj: Qeveria po i kryen detyrat e veta, po e lufton edhe korrupsionin

22:36, 02/06/2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Arbër Rexhaj ka thënë se qeveria po i kryen punët me përgjegjësi.

Rexhaj ka thënë se opozita mund të përdorë disa strategji popullore si Trusti për të protestuar, por që sipas tij nuk ka nevojë për protesta.

“Nuk mendoj që ka bazë të protestohet për diçka, pasi që Qeveria Kurti po i kryen në vazhdimësi detyrat e veta. Njëra ndër to është edhe betaja kundër korrupsionit”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai thotë se deri më tani subjektet tjera e kanë qeverisur shumë keq me Kosovës dhe nuk mund të pritet mrekulli në Kosovë.

Deputeti thotë se ministritë janë duke punuar mjaftë mirë në kryerjen e detyrave.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është model në kuptimin e plotë të fjalës”.

Deputeti nga Prizreni ka thënë se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë janë dy dikastere mjaft komplekse dhe nuk mund të ketë ndonjë reformë të menjëhershme, sepse siç thotë ai “problemet janë të thella dhe të trashëguara”.

“Megjithatë është bërë dhe është duke u bërë, po hapen çerdhet në fushën tenderuese, në arsim sa do që investon frytet e saj nuk korren menjëherë, sepse shëndetësia dhe arsimi janë dy dikastere komplekse”, ka thënë Rexhaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco