Gjoshi për Trustin: Kurti qenka mbushur me vrer, po shfaq nervozë e gjuhë jashtë kontrollit

Gjoshi për Trustin: Kurti qenka mbushur me vrer, po shfaq nervozë e gjuhë jashtë kontrollit

14:23, 01/06/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur gati 15 minuta kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

E ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar nga Partia Demokratike e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Zyrtari i kësaj partie, Betim Gjoshi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti është “i mbushur me vrer” dhe po shfaq nervozë të madhe.

Madje sipas tij Gjoshit, gjuha e Kurtit është krejtësisht jashtë kontrollit.

“Po të merrnin vesh nga ekonomia Kurti, Murati e Bislimi, nuk do t’i jepnin 100 milionë euro me një vendim pa kurrfarë analize profesionale, por vetëm si kundërpërgjigje ndaj iniciativës së deputetit Haxhiu. Nëse Kurti dhe Qeveria e tij kanë menduar për të mirën e qytetarëve atëherë nuk duhet ta lënë me vetëm këtë herë, por kjo duhet të bëhet për çdo muaj dhe të përfshihen edhe të papunët. Kriza nuk ka kaluar dhe nuk ka zgjatur vetëm një muaj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Gjoshit në Facebook:

Pas kthimit nga ekskursioni në SHBA dhe Zvicër, Albin Kurti paska mbajtur mbledhjen e Qeverisë.

Gati të gjithë mbledhjen qenka marrë me iniciativën ligjore të PDK-së për tërheqjen e një përqindje të mjeteve nga Trusti.

Nëse keni kohë dëgjone dhe kuptone se sa shumë është i mbushur me vrer. Kryeministri po shfaq nervozë të madhe. Gjuha e tij është totalisht jashtë kontrollit.

Kurtit po i vjen inati veç pse ideja është e PDK-së.

Po të merrnin vesh nga ekonomia Kurti, Murati e Bislimi, nuk do t’i jepnin 100 milionë euro me një vendim pa kurrfarë analize profesionale, por vetëm si kundërpërgjigje ndaj iniciativës së deputetit Haxhiu. Nëse Kurti dhe Qeveria e tij kanë menduar për të mirën e qytetarëve atëherë nuk duhet ta lënë me vetëm këtë herë, por kjo duhet të bëhet për çdo muaj dhe të përfshihen edhe të papunët. Kriza nuk ka kaluar dhe nuk ka zgjatur vetëm një muaj.

Edhe një arsye tjetër e ka Kurti pse është i mbushur me kaq inati – ai nuk po arrin ta menaxhojë sjelljen e tij pas mesazheve që i mori nga SHBA-ja me injorimin e vizitës së tij. Dështimi i Kurtit në SHBA po reflektohet në sjelljen e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco