Ukraina do të ndjekë penalisht 80 të dyshuar për krime lufte

Ukraina do të ndjekë penalisht 80 të dyshuar për krime lufte

16:20, 31/05/2022

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, ka thënë se vendi do të fillojë të ndjekë penalisht 80 të dyshuar për krime lufte.

Prokurori i Përgjithshëm vazhdoi duke thënë se Estonia, Letonia dhe Sllovakia kishin vendosur t’i bashkoheshin një ekipi hetimor ndërkombëtar në Ukrainë.

Zyra e Venediktova ka hapur tashmë më shumë se 8 mijë hetime penale në lidhje me luftën dhe ka identifikuar 600 të dyshuar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Javën e kaluar, një gjykatë ukrainase dënoi një ushtar rus, me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili.

Ndërkaq sot,  u dënuan dy ushtarë rusë për krime lufte për granatimet e ndërtesave civile, me 11 vjet e gjysmë burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco