Biden për Ukrainën: S'dërgojmë sisteme raketore që mund të mbërrijnë në Rusi

Biden për Ukrainën: S'dërgojmë sisteme raketore që mund të mbërrijnë në Rusi

16:58, 30/05/2022

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka konfirmuar sot se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të dërgojnë sisteme raketore në Ukrainë që mund të arrijnë deri në Rusi, shkruan Sky News.

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës ndihma të konsiderueshme ushtarake qysh kur Rusia nisi pushtimin e vendit me 24 shkurt.

Raportimet e fundit thonin se administrata Biden po përgatitej t’i dërgonte sistemet e avancuara raketore me rreze të gjatë drejt Kivit.

Megjithatë, Biden i mohoi sot këto raportime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco