Varësia nga droga: Policia i gjen të riut në Prishtinë marihuanë në kuti të syzeve

Varësia nga droga: Policia i gjen të riut në Prishtinë marihuanë në kuti të syzeve

15:14, 30/05/2022

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve.

Një rast i tillë është zbuluar edhe dje, në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit 24-vjeçar F.H., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar në një kuti të syzeve një substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit të drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rasti për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco