Osmani për Vuçiqin: Ka rëndësi edhe me kë rrethohesh, me ministrin e Millosheviqit

Osmani për Vuçiqin: Ka rëndësi edhe me kë rrethohesh, me ministrin e Millosheviqit

15:02, 30/05/2022

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në Samitin për Demokraci të Evropës Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, ku po marrin pjesë edhe liderë të tjerë nga rajoni.

Por, Osmani në këtë samit tha se duhet të merret parasysh se edhe me kë rrethohesh.

“Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe me kë rrethohesh. Nëse dikush ka qenë ministër i propagandës i Milosheviqit gjatë luftës në Kosovë, ka rëndësi. Nëse autorët nuk marrin përgjegjësi për krimet e kryera, ka rëndësi”, tha Osmani.

Nën hijen e agresionit rus në Ukrainë, ajo ka folur gjithashtu edhe për vuajtjet e popullit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit gjatë luftës së fundit.

“Ne kemi përjetuar luftë dhe gjenocid. Agresioni i Rusisë po teston institucionet dhe aleancën tonë. Neve po na bie ndërmend se liria dhe siguria nuk duhet asnjëherë të merren si të mirëqena”.

Në samit pjesëmarrës është edhe kryeministrit i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, si dhe emisarët e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë emisari i BE-së për Ballkanin,  Miroslav Lajçak, në një konferencë për media para Samitit ,  deklaroi se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka dhe solli pasoja me të cilat duhet të përballen të gjithë.

“Rajoni nuk është i vetëm. BE-ja është me ju dhe ju ndihmon për të kapërcyer pasojat e luftës, qoftë në lidhje me ekonominë apo ndikimin social. Ne kemi një plan se si të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Lajçak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco