Varroset 30 vjeçari që u vra nga vëllau i reperit kosovar, Buta

Varroset 30 vjeçari që u vra nga vëllau i reperit kosovar, Buta

16:11, 29/05/2022

Është varrosur sot në mesditë në Ferizaj sipas ceremonive fetare Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”.

Të pranishëm në varrimin e tij kanë qenë shumë persona, mes tjerash fytyra publike.

Lamtumirën e fundit, Hysenit ia ka dhënë edhe producenti i njohur, Bini Nebihu.

Krijuesi i shumë hiteve, mik prej një kohe të gjatë me të ndjerin në foton nga ceremonia është shprehur:

“Na shkoi më i miri. Pusho në paqe Strellë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco