Osmani e Kurti nesër flasin për agjendën e gjelbër

Osmani e Kurti nesër flasin për agjendën e gjelbër

15:07, 29/05/2022

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) po organizon edicionin e pestë të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.

KSDW nis nga kjo e hënë (30 maj) dhe do të zgjasë deri më 10 qershor 2022.

Qysh në ditën e parë, të pranishëm do të jenë të parët e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të cilët do të mbajnë fjalime mbi agjendën e gjelbër.

Pos Osmanit e Kurti, në event janë pjesëmarrës edhe Artane Rizvanolli, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Szunyog.

Këtë vit, KSDW do të ketë për temë agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

“Kjo ngjarje mbetet ngjarja më e madhe për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon. KSDË 2022 organizohet në partneritet mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF)”, thuhet në njoftim.

Ky organizim do të mbahet në Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë, në Prizren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco