Goditet një person nga vetura në zebra në rrugën ‘B’, detaje nga Policia

Goditet një person nga vetura në zebra në rrugën ‘B’, detaje nga Policia

23:07, 17/05/2022

Një person është goditur nga një veturë në rrugën ‘B’ në Prishtinë, para pak minutash.

Derisa po kalonte zebrat, një person është goditur nga një veturën sonte në rrugën ‘B’.

Lidhur me rastin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar se këmbësorja si pasojë e lëndimeve trupore është dërguar për trajtim mjekësor.

Borovci bëri të ditur se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

“Sot rreth orës 21:15, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco