Dugolli luan rolin e shoferit të Kurtit në SHBA

Dugolli luan rolin e shoferit të Kurtit në SHBA

21:45, 16/05/2022

Kryeministri Albin Kurti tash e sa ditë po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në videon e publikuar nga anëtari i Lëvizjes Vetëndosje, Egzon Azemi, një shqiptar që jeton në Amerikë i drejtohet Kurtit duke i thënë që të mos “e harrojë fshesën”.

Por, një tjetër gjë interesante që bie në sy në video është që veturën në të cilën ndodhet kryeministri e nget ambasador Ilir Dugolli.

Dugolli qe bërë ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco