Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë del me njoftim të ri për produktet Kinder në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë del me njoftim të ri për produktet Kinder në Kosovë

16:20, 12/04/2022

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë njofton se pas tërheqjes nga tregu të produkteve të brendit Kinder prodhues Ferrero, për dyshimin e prezencës së Salmonella Typhimurium, janë rikthyer të gjitha ato me origjinë nga Gjermania, Italia dhe Polonia.

Sipas AUV-it, këto produkte janë të sigurta për konsum.

“Nga të dhënat e produkteve nga brendi Kinder janë importuar nga Gjermani, Italia, Polonia dhe Belgjika. Bazuar në të gjitha njoftimet e RASFF dhe lajmërimet e autoriteteve të shteteve produktet Kinder qe nuk kanë origjinë Belgjikën janë të sigurta për Konsum. Andaj AUV sot vendosi qe të lejojë rikthimin e tyre ne treg për konsum. Nga muaji shtator 2021 deri me tani janë importuar 94 ngarkesa me produkte të brendit Kinder, në vetëm 9 prej tyre ka pasur sasi të vogla me origjinë nga fabrika në Belgjikë”, thuhet në njoftim.

AUV thekson se të është argumentuar se nuk ekziston ndonjë dyshim i bazuar për prodhimet e fabrikave nga shtete e lartcekura.

“Të gjitha produktet tjera të brendit Kinder që janë importuar në Kosovë janë nga vend (Gjermani, Itali dhe Poloni), për të cilat nuk është pranuar asnjë njoftim për ndonjë dyshim, mbi bazën e kësaj lëshohen për qarkullim ne treg. Për këtë janë mbledhur dhe trajtuar të gjitha informata, përmes të cilave është argumentuar se nuk ekziston ndonjë dyshim i bazuar për prodhimet e fabrikave nga shtet e lartcekura. Po ashtu, të njëjta janë ne qarkullim në të gjitha vendet”, thotë AUV.

“Pas ndërmarrjes se të gjitha veprimeve gjurmuese. Është vendosur qe të rikthehen ne treg të gjitha produktet Kinder, përveç atyre me origjinë nga Belgjika. Nga kjo e fundit janë importuar vetëm tre lloje të produkteve Kinder (Schoko Bones 46gr, Schoko Bons 125gr dhe Kinder Surprise Maxi 100gr). Prej të cilave vetëm 4 lote prodhimi kanë rezultuar të dyshimta. Shprehur në sasi janë 1,718.21 kg. Për të mos e hutuar konsumatorin, AUV ka vendosur qe e gjithë sasinë qe ka origjinë Belgjikën ta bllokoj për qarkullim ne treg ne depon e importuesit (qëndron e bllombuar) deri ne vendim tjetër”, përfundon agjencia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco