Kurti i tha të përgjigjet, Kokaj nis teoritë për qiellin e hapur e yllin polar: Ylli quhej Shaban, tash Vega

Kurti i tha të përgjigjet, Kokaj nis teoritë për qiellin e hapur e yllin polar: Ylli quhej Shaban, tash Vega

15:27, 12/04/2022

Kryeministri Albin Kurti ia përmendi emrin deputetit Jahja Kokaj, duke i kërkuar me shaka që t’i përgjigjet deputetit të PDK’së, Enver Hoxhajt rreth hapjes së qiellit e yllit polar në Ramazan.

Natyrisht, Kokaj nuk hezitoi dhe nisi të sqarojë këto fenomene natyrore.

”Unë për të lidhur me një fenomen që e përmendi zotëri Hoxha unë kam respekt të veçantë e që me vendim të tij kam qenë 4 vjet në detyrë diplomatike dhe kam borxh për të sqaruar. Fenomeni shpjegohet se në mes natës paraqitet një dritë, meqë dielli rigjeneron një stuhi kuantike, bëhet një fenomen kuantik në molekulat e atmosferës dhe gjenerohet në gjëra të bukura me një energji optike të madhe dhe këto quhen Aurela Borelis. Kurse ylli polar është yll i cili shërben për orientim dhe ky orientim falë faktit që boshti i tokës është konstant, megjithatë pas 13 vjetësh ndërron edhe ai drejtim. Nifar ylli quhet Shaban, më vonë do të jetë një yll tjeër i quajtur vega. Kjo është përgjigja lidhur me nominimin.”, tha Kokaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco