Shqiprim Arifi tregon se si e gjeti zyrën e kryetarit të Preshevës

Shqiprim Arifi tregon se si e gjeti zyrën e kryetarit të Preshevës

13:26, 12/04/2022

Shqiprim Arifi tash është kryetar i Preshevës pas dje Kuvendi i kësaj komune të Luginës vendosi ta shkarkoj Ardita Sinanin nga posti i kryetares.

E një ditë pas, Arifi ka shkuar në zyre ku është befasuar me gjendjen që ka gjetur në vendin e ri të punës – shkruan Syri Kosova.

“Pamjet e kabinetit në ditën e parë të punës nuk janë nga ato që lënë për të dëshiruar, ato shpërfaqin kulturën e një qeverisje të rëndomtë, të vjetëruar në mendësi dhe fasadë”.  

Arifi përveç hallakamës në zyre nuk e prit askush, madje as pranim dorëzimi i detyrës nuk iu bë.

“Përveç kaosit i cili na mirëpriti sot në ambientet e punës, nuk pamë askë nga anëtarët e qeverisjes së kaluar, nuk u bë pranim-dorëzim i detyrës sipas një procesverbali siç e kërkon zakoni dhe për më tepër në kabinet kemi mungesë të paisjeve të punës.Do të doja shumë që këto pamje t'i shohin të gjithë ata që deri mbrëmë trumbetuan për humbjen e një kryetare. Kështu ishte qeverisja e tyre, kështu pretenduan të na udhëheqin!” ka shkruar Arifi në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco