Haradinaj thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie

Haradinaj thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie

12:59, 12/04/2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot në ora 13:00, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi dërguar medieve nga Zyra për Informim e kësaj partie.

“Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në ora 13:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës, mban konferencë të jashtëzakonshme për media. Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet”, thuhet në njoftim.

Në ftesë nuk është përmendur arsyeja e konferencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco