Raporti zviceran për Astrit Deharin – deklarohet avokati Gashi

Raporti zviceran për Astrit Deharin – deklarohet avokati Gashi

12:53, 12/04/2022

Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari ka deklaruar se ende nuk e kanë pranuar ekspertizën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas njoftimit të dërguar nga Prokuroria Speciale gjatë ditës së sotme njëra nga konkluzionet e ekspertizës është se “analizat nuk kanë treguar profil të ADN-së për veç të atij, Astrit Dehari.”

Tomë Gashi  i pyetur rreth këtij konstatimi ka deklaruar se prokurori duhet të tregoj se çfarë ADN-je ka dërguar për testim.

Ai ka shtuar se është normale të mos gjendet një ADN tjetër, nëse kjo e fundit nuk është marrë për testim nga personat e tjerë në burg.

“Ne nuk kemi marrë ekspertizë, kur te marrim ekspertizën mundemi eventualisht me komentu nëse duhet. S’muj me komentu diçka që nuk kam marrë. Por, prokuroi ka obligim me tregu çfarë ADN-je ka dërgu, se nëse ADN-ja nuk është marrë e personave në burg normal që nuk gjendet e dikujt tjetër”, tha Gashi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco