Sirenat e sulmit ajror ulërijnë në të gjithë Ukrainën

Sirenat e sulmit ajror ulërijnë në të gjithë Ukrainën

07:30, 11/04/2022

Sapo kaloi ora 6:00 në Kiev,  sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë Ukrainën, përfshirë rajonet e Lviv, Kyiv, Dnipro dhe Zaporizhzha, thonë mediat vendore. Kjo ndodhi pasi presidenti ukrainas Zelensky ka paralajmëruar bashkatdhetarët e tij që të përgatiten sepse Rusia do të kryejë "operacione edhe më të mëdha në lindje të shtetit tonë".

Këtu janë zhvillimet më të fundit në Ukrainë:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky hodhi akuza për torturë dhe burracakëri ndaj forcave ruse, në një fjalim video të dielën mbrëma.

Ai u tha ukrainasve që të përgatiteshin se Rusia do të kryente "operacione edhe më të mëdha në lindje të shtetit tonë".

Banka Botërore thotë se pret që ekonomia e Ukrainës të tkurret me 45% këtë vit si rezultat i luftës

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa në një stacion treni në qytetin Kramatorsk ka shkuar në 57, tha guvernatori rajonal.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak i tha televizionit kombëtar se "Ukraina është gati për beteja të mëdha" kundër Rusisë.

Ai tha se Ukraina duhet të mposht forcat e Moskës në rajonin lindor të Donbasit, ku Moska kontrollon dy territore separatiste.

Kancelari austriak Karl Nehammer do të shkojë nesër në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin, tha një zëdhënës i qeverisë austriake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco