Pse ky hoxhë thotë se të rinjtë janë larg udhëzimeve të Zotit?

Pse ky hoxhë thotë se të rinjtë janë larg udhëzimeve të Zotit?

20:18, 10/04/2022

Hoxhë Bekir Halimi thotë se individi është në krizë sepse mendon në mënyrë të pavarur nga shoqëria.

Ai tha se të rinjtë janë larg udhëzimeve të Zotit ndërsa shton se janë nën ndikim të vazhdueshmë nga bota që iu ofron media, që sipas tij kjo e fundit i fsheh të vërtetën e realitetit.

“Individi është në krizë sepse mendon në mënyrë të pavarur nga shoqëria, ndërton të vërtetën e vet dhe sipas saj jeton”, thotë hoxha në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora.

“Të rinjtë janë larg udhëzimeve të Zotit dhe janë nën ndikim të vazhdueshëm të modeleve që ofron bota mediatike, e cila ia fsheh atij të vërtetën dhe i jep hapësirë që ai të zhytet në dëfrimet e tij. Qenia njerëzore ik nga përgjegjësia. I riu që vendos të futet në jetë martesore, e ka për obligim që të marrë përgjegjësinë edhe për bashkëshorten e vet, që nesër të marrë përgjegjësinë dhe për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Shoqëria zhvillohet me kodeks moral. Në mungesë të kodeksit moral, ndodhë shthurja e shoqërisë, automatikisht me shkatërrimin e qelizës bazë që është familja. Këtu Islami është kategorik. Nuk lejon njeriun që të ndërtojë raporte në jetën shoqërore jashtë kurorës”, thotë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco