Ky është hoteli që sipas Krasniqit, u vendos lista e të punësuarve në KEK nga Halil Thaçi

Ky është hoteli që sipas Krasniqit, u vendos lista e të punësuarve në KEK nga Halil Thaçi

22:47, 06/04/2022

Anëtari PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se listat e të punësuarve në KEK janë vendosur qysh herët.

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, sipas Krasniqit, ka vendosur listën e personave që do të punësohen në KEK në hotelin “Kristal”.

Krasniqi ka thënë se strukturat e LVV-së paraprakisht kanë marrë sugjerime të përgatisin listat për personat që duhet të punësohen.

“Të gjitha strukturat e kanë marrë një sinjal që përgatitni listat se këna me ju shti në punë. Mos harroni prej njerëzve që këna marrë shumë raportime në Obliq e Kastriot, që po raportojnë edhe po tregojnë listat kush me u punësu në KEK janë vendosë në Hotel “Kristal” prej deputetit të LVV-së, Halil Thaçi që ka qenë kandidat i LVV-së në Kastriot. Dhe o ditë shumë ma herët kush ka me u pranu. Jo rastësisht i ki qita”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

Krasniqi shtoi se Thaçi për këtë ka mbajtur takim në këtë hotel.

Njerëz të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, si dhe të afërm të anëtarëve të komisionit janë në mesin e të punësuarve në KEK.

Në këtë konkurs që kanë aplikuar 4668 persona dhe janë pranuar 128 persona, shumica e të punësuarve janë të afërm me partinë në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco