Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit, Miftaraj: KPK ka humbur besimin, të japin dorëheqje

Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit, Miftaraj: KPK ka humbur besimin, të japin dorëheqje

19:21, 06/04/2022

Njohësi i çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj ka shkruar për zhgënjimin e Zyrës së Bashkimit Evropian me Këshillin Prokurorial të Kosovës, në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Miftaraj thotë se ky këshill e ka humbur besimin, duke theksuar se duhet dhënë dorëheqje.

Postimi i plotë:

Zyra e Bashkimit Evropian e zhgënjyer me Keshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit.

Ky këshill e ka humbur besimin e publikut, ky këshill për të akomoduar interesat e veta dhe personave të caktuar keqperdor pavarësinë qe ia garanton Kushtetuta.

Dorëheqja e Kryesuesit të Keshillit Prokurorial, do të duhej të ishte hapi i parë, per te vazhduar me anetaret e tjerë.

190 prokuroret ne sistem nuk duhet te pranojne kete gjendje te mjerushme ne KPK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco