E rrallë: 25 vjeçarja lind nëntë fëmijë

E rrallë: 25 vjeçarja lind nëntë fëmijë

12:01, 04/02/2022

Një grua 25 vjeçare nga Mali ka lindur nëntë foshnje, dy më shumë sesa kishin zbuluar mjekët gjatë ultrazërit.

Halima Cisse ka lindur nëntë fëmijët me prerje cezariane dhe gëzon shëndet të plotë, njoftojnë nga ministria e Shëndetit në Mali, transmeton lajmi.net.

Foshnjat pesë vajza dhe katër djem po ashtu gëzojnë shëndet të mirë.

Nëna gjatë shtatzënisë u përcoll nga një klinikë marokene, pas një shtrimi dy javor në spitalin Point G në Bamako.

Disa muaj pas lindjes, të gjitha foshnjat janë në shëndet të mirë dhe prindërit po shikojnë mundësinë që të rrisin edhe më shumë familjen. Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco