Lajçak ka ndryshuar qasje karshi Kosovës: Pse u zbut ai?

Lajçak ka ndryshuar qasje karshi Kosovës: Pse u zbut ai?

11:45, 04/02/2022

Emërimi i Miroslav Lajçakut si emisar për dialogun Kosovë-Serbi nuk ishte pritur mirë para dy vjetëve në Prishtinë.

Që nga ajo kohë diplomati sllovak u pa të ketë ndryshuar qasje në total.

Tani ai flet për integritetin e Kosovës, kushtetutshmërinë e saj e thotë se dialogu me Beogradin në asnjë formë nuk është për statusin e shtetit kosovar.

Njohësja e procesit të dialogut, Donika Emini, thotë se arsye për këtë ndryshim të Lajçakut është ndikimi që e ka te ai dhe te krejt BE-ja emisari amerikan, Gabriel Escobar.

Dyshja euro-amerikane për tri ditë qëndroi në Kosovë.

Në këtë vizitë jo, por në një debat të mbajtur vitin e kaluar, i dërguari i posaçëm kishte thënë se ujdia finale me Serbinë do t’i jepte atij arsye të fortë për të shkuar në Sllovaki e të kërkojë njohjen e Kosovës.

Sllovakia, bashkë me Spanjën, Greqinë, Qipron e Rumaninë janë pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Mandati aktual që e ka si i dërguar i posaçëm për dialogun dhe çështjet tjera në Ballkanin Perëndimor, Lajçakut i përfundon në gusht të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco