Bëri tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj, vozitësi dënohet me 300 euro

Bëri tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj, vozitësi dënohet me 300 euro

18:08, 02/02/2022

Policia e Kosovës sot ka gjobitur me 300 euro një ngasës të automjetit, për tejkalim të shpejtësisë në rrugën “Driton Islami”’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/orë zhvilloi shpejtësi 92 km/orë.

Sipas komunikatës së policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe policia ndaj personit me inicialet B.B. (32) përveç gjobës në para, i shqiptoi edhe gjobën tri pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te ngasësit e automjeteve të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes, pasi rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në komunikatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco