A do ta arrestojë policia Dardan Molliqajn në studion televizive

A do ta arrestojë policia Dardan Molliqajn në studion televizive

19:04, 01/02/2022

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj të cilin tash e sa ditë po e kërkon policia për ta arrestuar, pas rastit kur ky i fundit ka goditur shuplakë një polic në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës, do të jetë sonte mysafir në një televizion, shkruan Syri.net Kosova.

Ai madje vetë e ka postuar lajmin në rrjete sociale se sot do të jetë i ftuar në këtë televizion, por a do ta arrestojë Molliqajn sonte policia, mbetet për t'u parë.

Siç dihet Policia por edhe Prokuroria ka filluar hetimet ndaj Molliqajt, dhe ka dy ditë që mediat kanë raportuar se Policia e ka kërkuar në banesën e tij, por edhe në selinë e partisë por nuk e ka gjetur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco