Armend Zemaj tmerrohet nga qeveria Kurti, bën bilancin e pandemisë

Armend Zemaj tmerrohet nga qeveria Kurti, bën bilancin e pandemisë

19:07, 01/02/2022

Pasojat e paaftësisë qeverisëse janë të tmerrshme në çdo aspekt ka thënë ish-ministri Armend Zemaj.

Sipas një statusi në Facebook, ai tha se bilanci i keqmenaxhimit të pandemisë vetëm gjatë muajit janar është 46 mijë të infektuar me Covid-19 dhe 30 jetë të humbura, shkruan Syri Kosova.

“Përfundimisht, paaftësia qeverisëse dëmton shëndetin. Dëmton ekonominë. Dëmton mirëqenien. Dëmton shtetin. I dëmton krejt pa përjashtim si dhe është e padrejtë ndaj të gjithëve” tha ndër tjera Zemaj.

Po ashtu, ish-minstri i shëndetësisë tha se duhet pasur mirënjoheje pafund për profesionistët shëndetësor, sepse, sipas tij, përkundër trajtimit të keq që po iu bën kjo qeveri, ata po qëndrojnë fuqishëm në ballë të betejës kundër pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco