Biznesmeni i njohur e denoncon një rast se si po 'plaçkitin' bankat në Kosovë

Biznesmeni i njohur e denoncon një rast se si po 'plaçkitin' bankat në Kosovë

18:58, 01/02/2022

Burim Piraj nga 'Meka Halal Food', ka denoncuar një rast se si bankat po i plaçkitin qytetarët edhe kur ata deponojnë edhe para metalike, shkruan Syri.net Kosova.

"A është kundër ligjore dhe kundër kushtetuese të vendoset "komision" e që në fakt është taksë 5% në deponim të parave metalike. 
(Shpeshherë artikuj të ndryshëm shiten me fitim më të vogël se 5% e këta parasë fitimin ja vëndosin 5%)
Plus "tarifë" 1.00€ për çdo deponim qofshin të letrës ose të hekurit në të gjitha bankat e Kosovës!", ka shkruar Piraj në reagim.

Sipas tij, euro është monedha e Kosovës dhe si e tillë nuk guxon të refuzohet si monedhë për shitblerje e as për deponim në bankë ose në thesarin e shtetit e as të vendoset fitim në qarkullim të sajë pasi që është monedhë shtetërore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco