Prezantohet raporti final i vëzhguesve evropianë për zgjedhjet lokale në Kosovë

Prezantohet raporti final i vëzhguesve evropianë për zgjedhjet lokale në Kosovë

17:54, 01/02/2022

Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë (EU EOM), i cili vëzhgoi zgjedhjet komunale që u mbajtën më 17 tetor dhe 14 nëntor 2021, do të prezantojë të enjten raportin përfundimtar me gjetjet dhe rekomandimet për forcimin e procesit zgjedhor në Kosovë.

Me këtë rast, kryevëzhguesi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, eurodeputeti Lukas Mandl do t’ua dorëzojë zyrtarisht raportin liderëve institucionalë të Kosovës dhe liderëve të partive politike.

Raporti do të prezantohet në konferencën për shtyp, e cila do të fillojë nga ora 13:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco